Porsche Albania, pjesë e Porsche Holding Salzburg, zotërohet 100% nga Grupi Volkswagen. Portofoli i kompanisë përbëhet kryesisht nga markat e grupit Volkswagen dhe Porsche.
Porsche Holding Salzburg
Një ndër aktivitetet kryesore të Porsche Holding Salzburg është shitja e automjeteve me pakincë, e njohur për standartet të larta në shitje dhe në shërbimet e pas-shitjes.
Me seli qëndrore në Salzburg, Austri, Porsche Holding Salzburg në 2020 numëronte 32,900 të punësuar, më shumë se 654,100 automjete të shitura dhe të ardhura prej 21.5 bilion eurosh.
Porsche Albania
Porsche Albania me seli në autostradën Tirane-Durres Km. 7, ka hyrë në tregun Shqiptar në 2005 me një vizion të qartë: Përcjelljen e standartit të Porsche Holding Salzburg në komunikim, shërbimet e shitjes dhe shërbimeve të pas-shitjes, në tregun e makinave në vend.
Në vitin e parë Porsche Albania solli në Shqipëri dy markat e para: Audi dhe SEAT. Një vit më pas u prezantua marka e tretë ŠKODA në Shqipëri. Në Janar të 2008 Porsche Albania fitoi të drejtën e shitjes edhe për Volkswagen Makina Tregtare, e drejtë kjo e cila u ndoq edhe nga kontrata ekskluzive për importin e markës së pestë të Porsche Albania: Volkswagen Makina Pasagjerësh në Shtator të 2012. Që nga 1 Tetor 2015, Porsche Albania është përfaqësuesi ekskluziv i Volkswagen dhe markave të tjera të grupit në Shqipëri dhe servisi i vetëm i autorizuar i automjeteve, të cilat janë pjesë e grupit.
Çdo shërbim i Porsche Albania ka në fokus klientin. Përmendim këtu logjistikën, e cila mundëson që Porsche Albania mund t'u ofrojë klientëve kohë më të shkurtuara pritjeje.
Servisi në Porsche Albania
Përkushtimi ndaj klientëve dhe garancia që servisi i Porsche Albania ofron, ka vendosur standart të ri në industrinë automobilistike në Shqipëri. Dy vite garanci, pa kufizim kilometrash, për çdo makinë të re të shitur në Porsche Albania, dy vite garanci për çdo pjesë këmbimi të blerë dhe ndërruar në servisin e kompanisë, përftimi i kushteve të garancisë për makinën apo pjesën e ndërruar në çdo pikë të autorizuar servisi në mbarë Europën, mundësia për të kërkuar dy vite garanci shtesë për disa nga markat, kontrolle të makinave nga specialistë të fabrikave, trajnime të vazhdueshme të mekanikëve shqiptarë, lidhje direkte me serverat e fabrikave për diagnostifikime kompjuterike, si edhe pjesët origjinale të këmbimit, janë disa përfitime konkrete të klientëve nga servisi në Porsche Albania.
Bazuar në kërkesat e klientëve, Porsche Albania vazhdimisht ka sjellë risi dhe vendosur standarde të reja. Në mënyrë të vazhdueshme janë zgjeruar kapacitetet e servisit dhe ky zgjerim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Reparti i bojës dhe riparimeve të shasisë ka një reputacion të shkëlqyer në tregun shqiptar, ku për të përballuar kërkesat në rritje, po shihet mundësia e shtimit të një turni të dytë pune.
Përkushtimi i vazhdueshëm i punonjësve dhe trajnimi i tyre periodik nga specialistë me përvojë, janë ndër asetet më të mira të kompanisë në fushën e shitjes dhe shërbimeve të pas-shitjes.
Drejtimi i përgjithshëm në Porsche Albania
Strategjia globale e drejtimit për Porsche Holding Salzburg është ndërthurrja e përvojës ndërkombëtare me atë lokale nëpërmjet një ekipi me dy drejtues.
Në përputhje të 'motos' së kompanisë mëmë, Grupit Austriak Porsche Holding "Lëvizja është suksesi ynë", Porsche Albania planifikon të zgjerojë më tej prezencën të treg në tregun automobilistik shqiptar.
__________________________________________