Porsche Albania dhe punonjësit e saj nuk përfshihen në asnjë formë të korrupsionit aktiv ose pasiv.
Integriteti dhe pajtueshmëria me ligjin dhe politikat e brendshme përbëjnë parimet themelore të veprimtarisë sonë ekonomike dhe prandaj gëzojnë përparësi kryesore për Porsche Albania. Ato krijojnë bazën për reputacionin e mirë të shoqërisë dhe markave të saj. Pajtueshmëria dhe integriteti janë thelbësore për besimin që klientët dhe partnerët e biznesit vendosin ndaj shoqërisë.
Nuk ka vend për korrupsion dhe ryshfet brenda Porsche Albania!
Ky parim është përqafuar fort në Kodin e Sjelljes të Porsche Albania dhe Grupit Porsche Holding. Kompania jonë u jep përfitime partnerëve të biznesit vetëm brenda kornizës së lejuar me ligj dhe sipas specifikimeve të caktuara. Njësoj operohet edhe për pranimin e ftesave dhe dhuratave. Udhëzimi për shmangien e konflikteve të interesit dhe korrupsionit ka vendosur një standard globalisht të njëtrajtshëm për trajtimin e përfitimeve, dhuratave dhe ftesave, i cili është përqafuar dhe zbatohet nga çdo antar i shoqërisë.