Sistemi ynë i Sinjalizimit
Suksesi i kompanisë sonë bazohet tek Integriteti dhe Pajtueshmëria. Porsche Albania i jep përparësi pajtueshmërisë me ligjet, rregullat, aktet e brendshme si dhe parimet e përcaktuara në Kodin tonë të Sjelljes dhe Kodin e Sjelljes për Partnerët e Biznesit. Për të përmbushur këto standarde, një aspekt i rëndësishëm është të sigurohet informacion për sjelljet e papranueshme të punonjësve ose furnitorëve të mundshëm, me qëllimin që t'i jepet fund atyre. Prandaj, ne i kemi besuar Zyrës Qendrore të Investigimit të Volkswagen AG për të operuar në emrin tonë një Sistem të pavarur, të paanshëm dhe konfidencial të sinjalizimit.
Një komponent esencial i Sistemit të Sinjalizimit është parimi i drejtësisë procedurale. Ai garanton mbrojten më të fortë të mundshme për sinjalizuesit, personat e implikuar dhe punonjësit që kontribuojnë në investigimin e një shkeljeje.
Gjithashtu, Sistemi ofron mundësi për raportim dhe komunikim anonim. Ne garantojmë se nuk do të lejojmë identifikimin e sinjalizuesit anonimë. Hakmarrja, dhe cdo veprim ndaj sinjalizuesve dhe të gjithë personave që kontribuojnë në investigim nuk tolerohen te Porsche Albania. Personat e implikuar prezumohen të pafajshëm deri në vërtetimin e shkeljes. Hetimet kryhen me konfidencialitet maksimal. Informacioni do të përpunohet në një proces të drejtë, të shpejtë dhe të mbrojtur.
Kolegë të kualifikuar dhe me përvojë në Zyrën e Investigimit shqyrtojnë me kujdes çdo raport për sjellje të papranueshme të mundshme nga një punonjës i Volkswagen Group dhe e ndjekin atë në mësistermatike. Si funksionon: Pas rapportimit, ju do të merrni konfirmim për marrjen e tij. Zyra e Investigimit më pas vlerëson raportimin tuaj. Kjo konsiston në mbledhjen e fakteve nga sinjalizuesi dhe nga të gjithë nivelet e nevojshme të Kompanisë. Nëse sipas vlerësimit krijohen arsye për të dyshuar ekzistencën e shkeljes, do të fillojë shqyrtimi dhe hetimi i rastit nga një Njësi Investigimi e posaçme. Më pas, rezultatet e hetimit vlerësohen nga Zyra e Investigimit, e cila rekomandon masat e duhura për t'u marrë për një rast të caktuar.
Informacioni për statusin* apo rezultatin e hetimit do t'ju jepen pa vonesa të panevojshme.
Pranë Zyrës Së Investigimit Mund Të Raportohen Gjithashtu Shkelje Të Sjelljes Për Partët E Biznesit Nga Ana E Furnizuesve Tanë, Ku Përfshihen Shkeljet e Të Të Njeriut, Veprime TW TW TW. Zyra e Investigimit cakton dhe informon departamentet përgjegjëse, të cilët më pas trajtojnë çështjen. Qëllimi arrihet me marrjen e masave të nevojshme për të minimizuar ose për t'i dhënë fund shkeljeve dhe/ose rreziqeve.
* Koha e përpunimit ndryshon në varësi të objektit të procedurës.
Gjeni me shume informacion mbi parimet procedural te Procedures se Ankesave te Grupit Volkswagen ketu .
A keni pyetje të mëtejshme, apo keni nevojë për një contact local?
Pyetjet ose sugjerimet për përmirësim në lidhje me Sistemin e Sinjalizuesve mund t'i drejtohen gjithashtu Zyrës së Investigimit.
Për informacion në lidhje me Sistemin e Sinjalizimit, Departamenti lokal i Pajtueshmërisë mund të kontaktohet gjithashtu nëpërmjet compliance@porsche.al.
Raportimi nëpërmjet Sistemit të Sinjalizimit.
Sistemi i Sinjalizimit ofron alternativea të ndryshme për të raportuar sjellje të papranueshme të punonjësve, siguron shqyrtim të gjithëanëshëm të rastit dhe reagim të shpejtë kur është e mevojsh
Megjithatë, kjo nuk ndikon në të drejtën tuaj ligjore për të kontaktuar autoritetet publike.
Linja telefonike 24/7
Mund të raportoni cdo ditë, në 365 ditë të vitit, 24 orë, duke përdorur numrin ndërkombëtar pa pagesë:
+800 444 46300*.
Nëse ofruesi juaj lokal i telefonit nuk e mbështet shërbimin pa pagesë, mund të telefononi numrin e mëposhtëm me pagesë:
+49 5361 946300
*Në varësi të vendit nga ku telefononi, është e mundur që linja telefonike ndërkombëtare pa pagesë të mos jetë e disponueshme pasi disa ofrues të rrjetit telefonik nuk e mbështesin shërbimin.
Kanali i Raportimit Online
Ju keni mundësinë të përdorni një platformë komunikimi të bazuar në web për të kontaktuar Zyrën e Investigimit në shumë gjuhë. Ky sistem është konfidencial dhe teknikisht i sigurtë.
Edhe nëse gjuha juaj e preferuar nuk ofrohet në plaftormën e raportimit, mund të shkruani në çdo gjuhë për të paraqitur raportimin tuaj. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Zyrën e Investigimit në çdo gjuhë përmes e-mail ose postës.
Avokat te Jashtëm (Ombusdspersons)
Avokatë të Jashtëm janë caktuar për të vepruar si Ombudsperson. Ata këshillojnë mbi Sistemin e Sinjalizimit dhe sigurojnë që raportimi i sinjalizuesit t'i përcillet në mënyrë anonime Zyrës së Investigimit në rastin kur sinjalizusi zgjedh këtë mënyrë.
Nëse dëshironi të kontaktoni me Avokatet e Jashtëm (Ombudspersons), mund t'i gjeni detajet e kontaktit të tyre në këtë link: https://www.ombudsmen-of-volkswagen.com/
Ju mund të kontaktoni Zyrën e Investigimit përmes e-mail:
Zyra Qendrore e Investigimit
Adresa postale:
Volkswagen AG, Central Investigation Office
Mailbox 1717
Berliner Ring 2
38436 Wolfsburg, Germany
Personalisht:
Ju lutemi te lini një takim paraprakisht duke shkruar një E-mail tek adresa: io(kwfat)volkswagen(kwfdot)de